Vuçiq nga Tirana: I informova europianët për sulmet e përditshme ndaj popullit serb në Kosovë, situata nuk është e lehtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq nga Tirana: I informova europianët për sulmet e përditshme ndaj popullit serb në Kosovë, situata nuk është e lehtë

    Insajderi
    16 May 2025 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka folur me zyrtarët europianë për “gjendjen aktuale” të serbëve në Kosovë.

    Ai vazhdoi retorikën e zakonshme se në Kosovë ka “sulme të përditshme” kundër serbëve.

    “Gjërat po ndryshojnë ngadalë por me siguri këtu në Bashkimin Evropian. Njerëzit po shohin gjithnjë e më shumë se cilët janë ata që në thelb po shkaktojnë trazira dhe që nuk duan të krijojnë paqe të qëndrueshme dhe të arrijnë zgjidhje kompromisi”.

    Deri në çfarë mase BE-ja tani është e bindur se mund të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, është pyetur ndër të tjera Vuçiq dhe në përgjigje ai ka pretenduar se ai qëndron për “dialog”.

    “Është shumë e vështirë për ne me sulmet e përditshme ndaj popullit serb në Kosovë. Por dialogu është gjithmonë zgjidhja e vetme dhe kjo është e rëndësishme për ne. Kam biseduar me ta [zyrtarët e BE-së] dhe i kam informuar për gjendjen aktuale. Njerëzit e dinë, shohin, janë të vetëdijshëm. Ne do të shohim”.

    ‘Situata për popullin serb në Kosovë nuk është e lehtë”, pretendoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark