Arrestohet një person për substanca narkotike, i konfiskohen mbi 10 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person për substanca narkotike, i konfiskohen mbi 10 mijë euro

    Insajderi
    17 May 2025 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi të njëjtit i janë konfiskuar kokainë dhe para.

    Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të premten.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar,  pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 2.5 gram substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 10.580 €, 20 franga, ndërsa gjatë kontrollit ne shtëpinë e tij janë gjetur edhe 1.2 gram substance narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark