VIDEO/Çfarë goliiiii- Mirlind Daku bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin rus - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    VIDEO/Çfarë goliiiii- Mirlind Daku bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin rus

    Insajderi
    17 May 2025 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mirlind Daku është kthyer të shënojë rregullisht dhe ka tundur rrjetën për ndeshjen e dytë radhazi me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi shqiptar është treguar përsëri i pagabueshëm para portieri në ndeshjen që skuadra e tij luante ndaj Khimki në transfertë.

    Edhe pse vendasit shënuan që në minutat e parë të sfidës, Daku vendosi shpejt baraspeshën, kur në minutën e 12 të ndeshjes, mori një pasim nga e majta duke shmangur pozicionin jashtë loje dhe i vetëm para portierin nuk gaboi duke mposhtur këtë të fundit me një top të çuar në shtyllën e largët.

    SHIH VIDEON

    Ky ishte goli i 13 i Dakut në këtë sezon në Premier Ligën ruse, ku aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë. Vetëm Manfred Ugalde i Spartak Moskës me 16 gola ka shënuar më shumë se sa sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili ka dhënë edhe 6 asiste.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark