Gol fantastik, lotë gëzimi dhe çmimi ‘Lojtari i Ndeshjes’ – Ylber Ramadani shkëlqen dhe mban gjallë shpresat e Lecces - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Gol fantastik, lotë gëzimi dhe çmimi ‘Lojtari i Ndeshjes’ – Ylber Ramadani shkëlqen dhe mban gjallë shpresat e Lecces

    Insajderi
    18 May 2025 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylber Ramadani ishte heroi i madh i Lecces, në fitoren ndaj Torinos me rezultat 1-0, në ndeshjen e javës së parafundit të kampionatit.

    Mesfushori shqiptar realizoi golin e vetëm dhe vendimtar, me një predhë nga distanca, duke i dhënë tre pikë jetike skuadrës së tij në garën për mbijetesë.

    Momenti i golit ishte emocional për Ramadanin – ai shpërtheu në lot, të cilët u kapën nga kamerat gjatë festimit të golit. Një çast i veçantë dhe i paharrueshëm për lojtarin shqiptar, i cili këtë sezon kishte humbur besimin e trajnerit Marco Giampaolo.

    Ky ishte goli i parë i Ramadanit në këtë sezon, por me vlerë të jashtëzakonshme, që i dha atij edhe çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’ pas përfundimit të takimit.

    Lecce mbetet ende në garë për të siguruar mbijetesën në Serie A dhe ka përpara edhe një ndeshje të fundit, ku do të jetë mysafire ndaj Lazios.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark