Berllogu në Prishtinë, Sveçla: Po bëhet politikë me punëtorët – faji i dyanshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berllogu në Prishtinë, Sveçla: Po bëhet politikë me punëtorët – faji i dyanshëm

    Insajderi
    19 May 2025 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje tha se faji për mbeturinat në Prishtinë është i Komunës dhe i Ndërmarrjes Pastrimi. Sipas tij, kjo e para është fajtorja kryesore, ndërsa kjo e dyta ka dështuar ta mbajë Prishtinën të pastër.

    “Faji është i dyanshëm për shkak se e kemi një mendësi të LDK-së që udhëheq me Prishtiën. Është mendësi për bankrotimin e Pastrimit dhe dhënien tregut operatorëve privat”, tha Sveçla në Pressing.

    “Në anën tjetër kemi vërejtje në menaxhmentin e Ndërmarrjes Pastrimi për shkak se për katër vjet nuk arritën me largu bërllokun prej Prishtinës. Veç këtë punë e kanë, me qenë Prishtina e pastër. Kemi dy fajtorë. Normal fajtori kryesor është komuna e Prishtinës sepse është përgjegjëse për shërbime, dhe në anën tjetër një menaxhment që ka dështuar që Prishtina të jetë e pastër”, tha ai.

    “Viktimë janë qytetarët dhe punëtorët e Pastrimit që kanë filluar të bëhet politikë me ta”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark