Insajderi
Biznes

Takim i rëndësishëm për zhvillimin e bizneseve lokale: Shoqata “ESNAF” dhe “Peregrin Accounting & Consulting” drejt bashkëpunimit strategjik

Insajderi
20 May 2025 - 12:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Takim i rëndësishëm për zhvillimin e bizneseve lokale: Shoqata “ESNAF” dhe “Peregrin Accounting & Consulting” drejt bashkëpunimit strategjik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Shoqatës ESNAF, z. Varis Xhejlani, priti në një takim zyrtar z. Sami Mazreku, përfaqësues i kompanisë “Peregrin Accounting & Consulting”. Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti që synon mbështetjen e bizneseve lokale, sidomos në fushën e kontabilitetit dhe konsulencës financiare. Shkruan gazeta “Projekti”.

Gjatë diskutimeve, të dy palët u dakorduan për rëndësinë e forcimit të zejtarëve dhe bizneseve të vogla përmes projekteve të përbashkëta që ofrojnë ekspertizë profesionale dhe zgjidhje konkrete për zhvillimin e tyre financiar.

“Shoqata ‘ESNAF’ është e përkushtuar që të krijojë ura bashkëpunimi me profesionistë dhe institucione të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në fuqizimin ekonomik të komunitetit tonë”, tha z. Xhejlani pas takimit.

Nga ana tjetër, z. Mazreku theksoi se “Peregrin…” është gjithmonë e hapur për iniciativa që synojnë rritjen e kapaciteteve të bizneseve lokale dhe ndarjen e njohurive në fushën e menaxhimit financiar.

Ky takim është dëshmi e qasjes së shoqatës “ESNAF” për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme që kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe fuqizimin e anëtarëve të saj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark