Detaje nga dosja\ Ekstremisti fetar që punonte për BIA-n pretendon që vetëm po rregullonte ekstrakte të lindjes - Insajderi
×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Detaje nga dosja\ Ekstremisti fetar që punonte për BIA-n pretendon që vetëm po rregullonte ekstrakte të lindjes

    Insajderi
    20 May 2025 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hysri Selimi, i njohur me pseudonimin “Abusead Kosova” i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nën dyshimet për veprën penale të “spiunazhit”. Ai dyshohet se është rekrutuar nga Agjencia e Sigurisë së Serbisë (BIA), duke bashkëpunuar për të dhënë informacione të ndjeshme rreth zyrtarëve të lartë politik në Kosovë, personave të përfshirë me ISIS-in, si dhe rreth institucioneve të sigurisë në vend.

    Mira Avdimetaj

    Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e plotë hetimore, e cila përfshinë detaje që tregojnë aktivitetet e Hysri Selimit përgjatë vitit 2024, të nxjerrura nga raporti i zbatimit të masave të fshehta hetimore nga Prokuroria Speciale.

    Informacionet e lartcekura, sipas dosjes, Selimi i ka dorëzuar përmes takimeve fizike me zyrtarë të BIA’së, në territorin e Serbisë. Këto informacione, Selimi i ka bërë në këmbim të parave. Ai ishte paguar deri në 700 euro, duke i ofruar edhe telefona të mençur të cilat i ka përdorur për të komunikuar me zyrtarë të BIA’së.

    Çfarë deklaroi Hysri Selimi në Gjykatë

    Gjykata Themelore e Prishtinës ka marr vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaj ndaj Hysri Selimin i cili u ndalua me 6 maj të këtij viti.

    Akuzat për ‘spiunazh’, Selimi i ka mohuar. Ai ka pranuar se ka udhëtuar shpesh për në Serbi, por sipas tij ka shkuar për të ofruar shërbime disa personave që kanë kërkuar  nga ai tua nxjerr ekstraktet e lindjes  e disa dokumente  te tjera,

    Selimi pranin se ne Bujanov është takuar me disa zyrtarë komunal, te cilët edhe i ka paguar për ti dokumentet e kërkuara.

    Atë se çfarë tha prokurori  nuk është ashtu, avokati e paraqiti fjalën e tij dhe pajtohem me të, po ashtu është e vërtetë atë që e tha avokati, unë jam takuar me Bujanovc me zyrtar te komunës që i bëjnë dokumentet, nevoja më pas me detyruan nganjëherë më ju dhanë pare me më kry dokumente për njerëz që kanë nevojë për ekstrakte të lindjes ose dokumente tjera” deklaroi ai, vijon dosja.

    Ndërsa avokati i tij mbrojtes, Ali Beka ka mohuar se klienti i tij te ketë pasur kontakte me zyrtarë të BIA’së.

    Nuk ka pasur kontakte me personat të ashtuquajtur të BIA serbe por veprimet e tija dhe kontaktet me ta i ka bërë për të ju siguruar qytetarëve të Kosovës të cilët kanë kërkuar dokumente personale qoftë ekzakte të lindjes nënshtetësi apo të pasaportave për të cilat është paguar nga qytetarët për sigurimin e atyre dokumenteve”, ka thënë avokati.

    Si i zhvillonte takimet me zyrtarët e BIA’së

    Insajderi sjell ekskluzivisht emrin e agjentit të dytë të BIA-s me të cilin kishte bashkëpunuar Selimi. Ai është Stanislav Karadzic, i njohur me nofkën “CAKI”. Sipas dosjes së Prokurorisë, Selimi ka kërkuar një takim me të përmes një bisede telefonike të zhvilluar më 09.11.2024.

    Stanislav Karadzic, më pas ishte zëvendësuar në BIA nga zyrtarin Igor Babic.

    Edhe nga raporti për masën e fshehtë përgjimi i telekomunikimeve, datë 03.01.2025, për periudhën 01.10.2024 deri më datë 29.12.2024, rezulton se më datë 09.11.2024 i pandehuri e telefonon një person në numrin e telefonit “….” nga i cili kërkon që t’i len një takim me personin e quajtur me nofkën “Caki”, e që rezulton vëllai i Blagojes, e që nga raporti policor i datës 04.07.2024 rezulton se personi me këtë nofkë është Stanislav Karadzic, i cili edhe ka qenë agjent i BIA-së. Ndërsa nga raporti i datës 16.08.2024 rezulton se nga informacione e pranuara Stanislav Karadzic në BIA është zëvendësuar me personin Igor Babic”, vijon dosja.

    Sipas dosjes së prokurorisë, nga Prishtina udhëton për në Bujanoc, ku takohet me dy persona- që dyshohet se janë zyrtarë të BIA’s. Siç përshkruhet në raport, Selimi hipë ne një veturë me dy zyrtarët dhe shkojnë tek një restorant në Vranje.

    me datën 18.11.2024 niset nga Prishtina shkon në Gjilan, e prej aty vazhdon e kalon kufirin me një veturë cilën e ndalë në rrugë, shkon në Bujanoc dhe aty hyp në një veturë tjetër bashkë me dy persona, të cilët dyshohet se janë zyrtar të BIA, dhe shkojnë në një restorant në Vranje, ku edhe shih. bashkë me këtë dy persona në një restorant në Vranje. Po ashtu, nga i njëjti raport, konstatohet se nga informatat e pranuara rezulton se këta dy persona me të cilët takohet i pandehuri janë zyrtarë të BIA-së, ku janë specifikuar edhe emrat e tyre. Pastaj të njëjtën ditën kthehet në Prishtinë“, thuhet në dosje.

    https://youtube.com/watch?v=ehXZ4RT0GL0%3Ffeature%3Doembed

    Lëvizjet e Selimit dhe komunikimet e përgjuara

    Nga përgjimet e realizuara, rezulton se Selimi udhëtonte shpesh drejt Serbisë.  Sipas përgjimeve të fshehta nga telekomunikimet e hetuara nga Specialja, përmendet edhe një bisedë me një grua e cila përgjigjet në telefonin e tij.

    “Hysria e ka lënë telefonin te unë sepse ka shkuar në Vranj – Serbi, se atje pe hallaktin”, thotë ajo, sipas dosjes.

    “Edhe nga thirrja e datës 20.12.2024 rezulton se gruja që përgjigjet në telefonin e të pandehurit i thotë personit që e thirr “Hysria e ka lënë telefonin te unë sepse ka shkuar në Vranj: – Serbi, se atje pe hallaktin”.

    Sipas dosjes, i dyshuari rezulton se disa herë ka kaluar kufirin me Serbinë, për të takuar zyrtarët e BIA’s në Serbi.

    “. Në vazhdim të arsyetimit të dyshimit të bazuar, nga materiali i de lasifikuar rezulton se ky i dyshuar takohet me zyrtarët e BIA-së, e për të njëjtën ai paguhet me eruo. Edhe nga raporti policor i datës 13.06.2024 rezulton se ky i dyshuar disa herë e ka kaluar kufirin me Serbi e që është kthyer brenda ditës. Për më tepër, në raport me ekzistimin e dyshimit të bazuar, edhe nga vetë deklarimi i të pandehurit në deklaratën e tij, por edhe gjatë seancës dëgjimore, e pranon faktin se ai takohet me persona në Serbi, e që sipas tij këtë e bënë me qëllim që t’i ndihmojë njerëzit për nxjerrjen e dokumenteve”, vijon dosja./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark