Drejtoresha e PriFest distancohet nga qëndrimi i koordinatores për media   - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtoresha e PriFest distancohet nga qëndrimi i koordinatores për media  

    Insajderi
    21 April 2016 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një orë pasi Insajderi botoi lajmin se “PriFest ia ndalon gazetares së Insajderit hyrjen në festival pasi nuk u pëlqeu shkrimi”, ku citohet Romina Ruda, koordinatore e medieve dhe komunikimit në Festivalin PriFest, që i thotë gazetares se “pas shkrimit të fundit nuk mendoj se është me vend prania jote në Festival”, ka reaguar drejtoresha e Festivalit, Vjosa  Berisha.

    Sipas saj, ky email dhe qëndrimi i Rudas, është qëndrim personal i saj dhe se Festivali nuk qëndron prapa këtij prononcimi.

    “Romina e ka dhënë mendimin e vet personal jo qëndrimin e zyrës se PriFest në rastin kur të ka shkruar që nuk je e mirëseardhur. Po më vjen keq dhe po të kërkoj falje sepse nuk kemi asgjë kundër Insajderit as kundër teje”, ka thënë Vjosa Berisha, teksa ka shprehur keqardhje për këtë incident.

    Berisha ka thënë se nuk ka asgjë që nuk pajtohet me tekstin e shkruar për nisjen e Festivalit, i botuar në Insjaderi, me 19 prill me titullin “PriFest zbret me “këmbë në tokë”.

    “Unë artikullin tënd e kam pa edhe me pas diçka kundër tij të kisha shkruar, po nuk kam pas asgjë kundër… sepse po të kishim diçka kundër shkrimit do të ju kishim shkruar direkt juve më herët”, ka thënë Berisha.

    Por koordinatorja Romina Ruda ka vazhduar përsëri me të njëjtën qasje.

    “Ky shkrim thjesht vërteton nuhatjen time për tendencën tënde ndaj festivalit. Ndaj, faleminderit që më vërtetove që mora vendimin e duhur”, ka shkruar Ruda, duke iu referuar publikimit të lajmit për PriFest./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark