"U godit në kokë me mjet metalik" - Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj gjinekologut Afrim Veliu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “U godit në kokë me mjet metalik” – Policia jep detaje për sulmin fizik ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Insajderi
    21 May 2025 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sulm i rëndë fizik ka ndodhur mbrëmë në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku gjinekologu i njohur Afrim Veliu, rreth 60 vjeç, është sulmuar brutalisht në rrugën “Henry Dynant” nga një person ende i paidentifikuar.

    Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili konfirmoi se rasti ka ndodhur teksa mjeku po futej në veturë, ku i njëjti është goditur në kokë me mjet metalik.

    “Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor”, tha ai.

    I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur.

    “Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor””, ka thënë Borovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark