Aksident në Veternik, bllokohet pjesërisht rruga drejt Fushë Kosovës – Ministria apelon për shmangien e këtij segmenti rrugor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Veternik, bllokohet pjesërisht rruga drejt Fushë Kosovës – Ministria apelon për shmangien e këtij segmenti rrugor

    Insajderi
    21 May 2025 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se një aksident i ndodhur sot (e mërkurë), ka shkaktuar bllokim të pjesshëm të komunikacionit në aksin rrugor që lidh rrethrrotullimin te pompa e derivateve në Veternik me kyçjen në rrugën Fushë Kosovë – Pejë, në afërsi të fshatit Bresje.

    Në këtë aksident është përfshirë një kamion, i cili sipas raportimeve ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

    Si pasojë, aktualisht është i hapur vetëm një shirit i komunikacionit, duke shkaktuar mbingarkesë të konsiderueshme trafiku, veçanërisht në drejtim të Fushë Kosovës dhe Pejës.

    Ministria ka bërë të ditur se ekipet e saj janë në terren dhe po punojnë bashkë me Policinë e Kosovës për ta normalizuar situatën sa më shpejt.

    Ekipet tona janë në terren dhe së bashku me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për rikthimin e gjendjes në normalitet sa më parë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës.

    Po ashtu, qytetarëve që shfrytëzojnë këtë rrugë u është bërë thirrje që përkohësisht të përdorin rrugë alternative, derisa segmenti i bllokuar të hapet plotësisht për qarkullim.

    Ngjarja ka shkaktuar jo vetëm vështirësi në qarkullim, por edhe shqetësim në mesin e qytetarëve, pasi kamioni i aksidentuar është përfshirë nga zjarri menjëherë pas daljes nga rruga./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark