
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e tij për afera të mëdha korruptive në sektorin e energjisë, duke përmendur lidhje të hershme me kompani serbe dhe keqmenaxhim të projekteve jetike energjetike, transmeton Insajderi.
Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri rikujtoi një konferencë të mbajtur në mars të vitit 2016 në Slloveni, të organizuar me mbështetjen e kompanisë serbe GEN, ku Kurti kishte mbajtur një ligjëratë së bashku me Martin Berishajn – i përmendur tashmë në skandalin e shitblerjes së energjisë elektrike.
“Planet për keqpërdorim dhe korrupsion në sektorin e energjisë janë të vjetra dhe mirë të planifikuara. Ato nuk nisën dje,” shkroi Tahiri.
Postimi i plotë: