Aksioni i policisë: Njëri nga të arrestuarit kishte dy vëllezër të vrarë në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni i policisë: Njëri nga të arrestuarit kishte dy vëllezër të vrarë në Siri

    Insajderi
    22 May 2025 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka konfirmuar arrestimin e dy personave nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”, shkruan Insajderi.

    Dy persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm. Një në Fushë Kosovë dhe tjetri në Malishevë. Prokuroria bëri të ditur se rastet janë të ndara.

    Personat e arrestuar janë Alban Bibaj dhe Muhamet Musliu.

    Raportohet se njëri nga personat e arrestuar sot nga aksioni i Policisë në Fushë Kosove dhe Malishevë kishte dy vëllezër të vrarë në Siri.

    “Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Mund të konfirmojmë se rastet janë të ndara dhe se prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, tha prokuroria për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark