“E ku ka apliku ai?”- Këshilltari i Pecit për të cilin ministri s’ishte në dijeni rehatohet si staf civil në Ministrinë e Bujqësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “E ku ka apliku ai?”- Këshilltari i Pecit për të cilin ministri s’ishte në dijeni rehatohet si staf civil në Ministrinë e Bujqësisë

    Insajderi
    22 May 2025 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arian Bugari, këshilltar i ministrit në detyrë të Bujqësisë Faton Peci, veçse është rehatuar në një pozitë në staf civil në kuadër të kësaj ministrie.

    Në bazë të dokumentit të publikuar nga vetë ministria, ai do të shërbejë si Zyrtar i Lartë për Parandalimin e Hershëm të Sëmundjeve dhe Dëmtuesve të Rrushit, shkruan Insajderi.

    Bugari ka arritur t’i marrë 54,8 pikë me shkrim, 25,6 të intervistës me gojë- pikët e përgjithshme janë 80,4.

    Kur ishte pyetur ministri në detyrë lidhur me këtë emërim duke iu vënë në pah se është e kundërligjshme, Peci kishte thënë se nuk ishte në dijeni.

    “Ai ka mundur me apliku, është e drejt e tij. Ku ka apliku ai? Për besë nuk e di. Ai është një agronom dhe është një mbajtës i familjes. Ai e din që mundet mos me pas një raport kontraktual”, ka thënë Peci, duke theksuar se Bugari ka edhe diplomën në fushën e vreshtarisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark