Kallas: Linjëzimi i politikës së Serbisë me atë të BE-së përfshin edhe normalizimin e raporteve me Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kallas: Linjëzimi i politikës së Serbisë me atë të BE-së përfshin edhe normalizimin e raporteve me Kosovën

    Insajderi
    22 May 2025 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, tha se gjatë takimeve që zhvilloi me krerët institucionalë në Serbi ka folur edhe për përafrimin që duhet ta bëjë Serbia me politikën e jashtme të sigurisë me Bashkimin Europian si një vend kandidat.

    Kallas tha se këtu përfshihet edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe tha se kjo çështje po e pengon Serbinë në këtë drejtim.

    “E folëm [temën e përshtatjes së politikës së jashtme] edhe me qeverinë po ashtu dhe sigurisht një nga çështjet që u soll ishte që normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën në fakt po pengon përafrimin e politikës së jashtme të përbashkët. Po, nëse e shikon atë pjesë, është për t’u diskutuar, do të thosha. E ngrita këtë çështje dhe definitivisht është diçka që presim nga vendet kandidate”.

    Kallas paraprakisht u pyet për takimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Moskë – një vizitë që u kritikua pikërisht për shpërputhjen e Serbisë me politikën e jashtme të BE-së.

    “Veçse e kisha mundësinë të diskutoj vizitën në Moskë në Tiranë me presidentin Vuçiq dhe i shpreha pikëpamjet e mia, të cilat ishin shumë të qartë. Unë vërtet s’e kuptoj pse është e rëndësishme që të qëndrosh krah për krah me personin që po e zhvillon këtë luftë të tmerrshme në Ukrainë dhe presidenti Vuçiq e shpjegoi anën e tij të historisë. Pra, në kishim një diskutim të gjerë për këtë”, tha Kallas.

    Kallas tha se linjëzimi i kësaj politike duhet të ndodhë nëse Serbia synon anëtarësimin në BE meqë duhet të punojnë bashkë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark