
Rabit Sadiku, futbollisti 15-vjeçari, nga fshati Skifteraj i Vitisë ka filluar rrugëtimin e tij në futboll që nga viti 2019. Për shkak të një lëndimi ai ka pauzuar për dy vite, por tashmë është rikthyer më fuqishëm se kurrë.
Pozita e tij është në krahët e mbrojtjës, i cili luan në pozitën e “2”-shit dhe “3”-shit. Specialitet i ka gjuajtjet e lira, ku nuk heziton t’i marrë si përgjegjësi në momentet kyçe të ndeshjes.
Sadiku po shkëlqen tek të rinjtë e klubit FC Mulhouse të Francës, synimi i të cilit është maja e futbollit francez.
Gjithsesi, 15-vjeçari nga Skifteraj e Vitisë aktivitetin e tij profesional e ushtron edhe në vendlindje. Ai përgjatë pushimeve ushtron në shkollën e futbollit “Dardania”, nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Sadat Sejdiu.
Talenti nga Vitia është shfaqur i rrezikshëm nga ndërprerjet, gjë e cila dëshmohet edhe nga pamjet e mëposhtme: