Alarm në CIA: Një grua qëllohet dhe arrestohet nga rojet e sigurisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Alarm në CIA: Një grua qëllohet dhe arrestohet nga rojet e sigurisë

    Insajderi
    22 May 2025 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zëdhënës i CIA-s, ka konfirmuar se rojet e sigurisë në selinë qendrore të CIA-s pranë Uashingtonit kanë hapur zjarr ndaj një personi jashtë portës kryesore të agjencisë dhe më pas e kanë arrestuar atë.

    Sipas raportimeve të Reuters, zëdhënësi ka thënë se “personeli i sigurisë është përballur me një individ” jashtë hyrjes kryesore dhe se personi është aktualisht në paraburgim. Ndërsa, një burim i njohur me çështjen, ka bërë të ditur se e dyshuara ishte një grua.

    Zëdhënësi nuk ka komentuar nëse personi është qëlluar me armë zjarri, dhe nuk ka dhënë detaje të tjera për incidentin. Megjithatë, sipas NBC News, duke cituar një burim, personi është qëlluar nga rojet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark