"Kosova ka nevojë për institucione funksionale" - Kallas kërkon sa më parë zhbllokimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova ka nevojë për institucione funksionale” – Kallas kërkon sa më parë zhbllokimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë

    Insajderi
    22 May 2025 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, gjatë një konference për media në Prishtinë, ka bërë thirrje për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë dhe formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

    “Kosova ka nevojë për institucione funksionale që mund të zbatojnë në mënyrë efektive reformat,” tha Kallas. “I inkurajoj të gjitha palët që të tejkalojnë ngërçin politik dhe të formojnë sa më shpejt një qeveri, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga mbështetja jonë”

    Ajo theksoi se Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor ofron mundësi të rëndësishme për integrim gradual në tregun e përbashkët evropian dhe rritje të mirëqenies për qytetarët e rajonit.

    Sipas saj, përfitimet nga ky plan janë të mundshme vetëm me institucione të formuara dhe reforma të vazhdueshme./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark