“Albas" boton romanin "Portreti i artistit në rini" të Xhejms Xhojsit - Insajderi
×
Kulturë

“Albas” boton romanin “Portreti i artistit në rini” të Xhejms Xhojsit

Insajderi
22 May 2025 - 20:56
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtëpia botuese “Albas” ka sjellë për lexuesin shqiptar një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë moderne – romanin “Portreti i artistit në rini” të shkrimtarit të njohur irlandez James Joyce.

Vepra është përkthyer nga origjinali nga Krenar Hajdëri, dhe vjen në një botim me 385 faqe, ka njoftuar Olluri.

“Rrëfimin e Xhejms Xhojsit, shkrimtarit të lartësive vështirë të arritshme, krijuesit të sofistikuar të epërsisë ligjërimore dhe artistike, nuk ngopesh së shijuari edhe nëse atë e ke lexuar edhe më parë. Një gjë e tillë është duke më ndodhur teksa po e lexoj, vërtet rilexoj romanin “Portreti i artistit në rini”, i shqipëruar nga origjinali nga Krenar Hajdëri dhe i botuar së fundmi nga shtëpia botuese “Albas”. Është pak të them se ky përkthim i tij në shqip është bërë me mjeshtëri dhe pedanteri”, ka shkruar shkrimtari Adil Olluri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark