Kurti takon Kaja Kallas në Prishtinë: BE të heqë masat kufizuese dhe t’i japë Kosovës statusin e kandidatit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon Kaja Kallas në Prishtinë: BE të heqë masat kufizuese dhe t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

    Insajderi
    23 May 2025 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë në Prishtinë.

    Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje znj. Kallas dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

    Në qendër të diskutimeve ishin agjenda evropiane e reformave, Plani i Rritjes dhe progresi që Kosova ka bërë në linjëzimin e politikës së jashtme me atë të BE-së. Kryeministri nënvizoi se kjo është dëshmuar edhe në raportet e fundit të vetë institucioneve evropiane.

    Kurti mirëpriti vendimin për nisjen e largimit gradual të masave kufizuese nga BE ndaj Kosovës dhe kërkoi heqjen e tyre të plotë, duke e konsideruar Kosovën si demokracinë më të avancuar të Ballkanit Perëndimor dhe të denjë për të marrë statusin e vendit kandidat.

    Në takim u diskutua edhe për procesin paszgjedhor në vend, angazhimet për formimin e institucioneve të legjislaturës së re, si dhe për dialogun me Serbinë, ku kryeministri theksoi nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

    Ai gjithashtu kërkoi që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë dhe që Millan Radoiçiq, tashmë i akuzuar nga Prokuroria e Kosovës, të dorëzohet autoriteteve kosovare.

    Kurti ngriti edhe çështjen e shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke i kërkuar Bashkimit Evropian të ndërmarrë veprime konkrete për mbrojtjen e të drejtave të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark