"Plaqk","qiti paret" | Dosja e Prokurorisë për katër të dyshuarit për grabitje në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Plaqk”,”qiti paret” | Dosja e Prokurorisë për katër të dyshuarit për grabitje në Pejë

    Insajderi
    24 May 2025 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë, një pompë derivatesh në Pejë u grabit. Të dyshuar janë Floriant Mekaj, Shaban Gjonbalaj, Liridon Berisha dhe Lirim Mekaj, raporton Insajderi.

    Prokuroria në Pejë ka kërkuar nga Gjykata që katër të dyshuarit për grabitjen e armatosur të dërgohen në paraburgim për 30 ditë. Gazeta Insajderi sjell detaje nga dosja e shtetit për këtë rast.

    Prokurori Ersan Qavolli, falë punës së të cilit dhe hetueseve u bë e mundur identifikimi dhe arrestim i të dyshuarve, ka kërkuar caktimin e kësaj mase. Në arsyetimin e kërkesës për paraburgim thuhet se ekziston rreziku i arratisjes së të dyshuarve, si dhe mundësia e asgjësimit të provave dhe ndikimit në dëshmitarë.

    Dosja e Prokuroisë

    Sipas të dhënave të përfshira në dosjen hetimore, grupi veproi në mënyrë të planifikuar. Lirim Mekaj kishte siguruar një pushkë gjysmë automatike, ndërsa Liridon Berisha një veturë VW Golf II, së cilës i kishte hequr targat për të shmangur identifikimin. Pasi u pajtuan për rolet që do të kishin, Shaban Gjonbalaj u caktua si shofer, Liridon Berisha si personi me armë në ulësen e përparme, ndërsa Lirim Mekaj dhe Floriant Mekaj qëndronin në pjesën e pasme të automjetit.

    “Të dyshuarit kishin mbuluar fytyrat para se të zbrisnin nga vetura dhe të hynin në pompë, ku me të hyrë kishin thirrur “plaçkë”. Liridon Berisha i kishte drejtuar armën punëtorit të pikës së derivateve, ndërsa bashkëpunëtorët e tij i kërkuan që t’u dorëzonte paratë. Ata arritën të përvetësonin një shumë rreth 1 mijë euro, të cilat më pas i ndanë mes vete”, thuhet në dosjen e Prokurorisë Themelore në Pejë.

    EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për grabitjen në Pejë – Insajderi

    Grabitja e armatosur në pikën e derivateve në Pejë, arrestohen 4 persona- Prokurori i rastit jep detaje per Insajderin – Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark