Çështje e kryer, Man Utd godet me transferimin e ri- do t'i kushtojë afro 75 milionë euro - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Çështje e kryer, Man Utd godet me transferimin e ri- do t’i kushtojë afro 75 milionë euro

    Insajderi
    26 May 2025 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi brazilian Matheus Cunha është pranë kalimit te Manchester United nga skuadra e Wolverhampton Wanderers.

    Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, të gjitha palët kanë arritur një marrëveshje verbale.

    Transferimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, me klubet që po finalizojnë dokumentacionin.

    Çmimi i marrëveshjes është rreth 62.5 milionë funte apo afro 75 milionë euro dhe do të paguhet në këste.

    Cunha do të firmosë një kontratë afatgjatë me Manchester United, deri në qershor të vitit 2030.

    Kontrata do të përfshijë edhe një opsion për zgjatje deri në vitin 2031.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark