"Unë ka me të vra" – Nis seanca ndaj Blerim Avdiut që kërcënoi me jetë ministrin në detyrë, Faton Peci - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Unë ka me të vra” – Nis seanca ndaj Blerim Avdiut që kërcënoi me jetë ministrin në detyrë, Faton Peci

    Insajderi
    26 May 2025 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Blerim Avdiut, i cili po akuzohet për kanosje ndaj ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Avdiu dyshohet se më 2 mars 2025, përmes rrjetit social Facebook, i ka dërguar Pecit mesazhe kërcënuese, duke përdorur fjalor fyes dhe gjuhë kërcënuese.

    “Kryekriminel, ti q** edhe ata të vdekurit, unë kam me të vra, jo tjetër kush… gjallë ti, gjallë unë, nuk kemi me jetu. Ta dish edhe vorrin e nanës. Mos harro, me 28 maj jam në kufi veç me ardh me të v** ty kam me ardh, dije mirë.”**”, thuhet në dosjen e Prokurorisë përcjell Insajderi.

    Këto fjalë, sipas Prokurorisë, përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e ministrit Peci, duke shfaqur qartë qëllimin e të pandehurit për të frikësuar viktimën.

    Aktakuza e ngarkon Blerim Avdiun me veprën penale “kanosje”, e cila parashihet dhe ndëshkohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark