
Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se e kanë proceduar penalisht një shofer autobusi nga Gjakova, i cili kishte tentuar t’i korruptonte policët pasi që ishte ndaluar duke vozitur duke përdorur telefonin.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në ‘Facebook’ në faqen e Policisë së Shtetit.
“Shërbimet e Policisë rrugore të Durrësit kanë ndaluar në rrugën ‘Pavarësia’, drejtuesin e një autobusi që po përdorte celularin ndërkohë që ishte në lëvizje. Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para, punonjësve të Policisë, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e kryer”, thuhet në njoftim.
Policia atje njofton se i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Gjakovë, për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’”.