Prokuroria Speciale konfirmon bastisjet për skandalin me mbetje shtazore- Po zhvillohen në katër lokacione - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale konfirmon bastisjet për skandalin me mbetje shtazore- Po zhvillohen në katër lokacione

    Insajderi
    27 May 2025 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka konfirmuar se është duke zhvilluar një bastisje në katër lokacione. Aksioni ndërlidhet me dyshimet për tenderin multi-milionësh të ndërtimit të fabrikës për mbetje shtazorë në Ministrinë e Bujqësisë, shkruan Insajderi.

    Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet per Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka thënë zëdhënësja e Speciales, Arbnora Luta për Gazetën Insajderi.

    Bastisja pa ardhur pasi të hënën, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli, ka denoncuar një skandal multi-milionësh që përfshin Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, i cili, sipas tyre, ia ka dhënë me qira pronën publike, fabrikën e mbeturinave shtazore, kompanisë “LIP KS & IT SH.PK” për 20 vjet pa ankand publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark