Insajderi
Lajme

Prokuroria Speciale konfirmon bastisjet për skandalin me mbetje shtazore- Po zhvillohen në katër lokacione

Insajderi
27 May 2025 - 10:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria Speciale konfirmon bastisjet për skandalin me mbetje shtazore- Po zhvillohen në katër lokacione
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se është duke zhvilluar një bastisje në katër lokacione. Aksioni ndërlidhet me dyshimet për tenderin multi-milionësh të ndërtimit të fabrikës për mbetje shtazorë në Ministrinë e Bujqësisë, shkruan Insajderi.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet per Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka thënë zëdhënësja e Speciales, Arbnora Luta për Gazetën Insajderi.

Bastisja pa ardhur pasi të hënën, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli, ka denoncuar një skandal multi-milionësh që përfshin Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, i cili, sipas tyre, ia ka dhënë me qira pronën publike, fabrikën e mbeturinave shtazore, kompanisë “LIP KS & IT SH.PK” për 20 vjet pa ankand publik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark