Lushtaku i prerë: Asnjë deputet i PDK-së nuk e voton Albulena Haxhiun për kryetare Kuvendi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku i prerë: Asnjë deputet i PDK-së nuk e voton Albulena Haxhiun për kryetare Kuvendi

    Insajderi
    27 May 2025 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka mohuar kategorikisht mundësinë që ndonjë nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës të votojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

    Duke folur para hyrjes në seancën konstituive të Kuvendit, Lushtaku u pyet nëse Lëvizja Vetëvendosje mund të bindë ndonjë deputet të PDK-së për ta përkrahur kandidaturën e Haxhiut – por ai ishte i prerë në qëndrimin e tij.

    “Qëndrimi ynë është i qartë. Çdo deputet i PDK-së e ka bërë të qartë se nuk e voton Albulena Haxhiun dhe nuk ka asnjë bashkëpunim me LVV-në,” deklaroi ai për mediat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark