Dështon seanca e 22-të konstituive – As sot Albulena Haxhiu nuk i mori votat për Kryetare të Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon seanca e 22-të konstituive – As sot Albulena Haxhiu nuk i mori votat për Kryetare të Kuvendit

    Insajderi
    27 May 2025 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të 22-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet plotësisht, pasi as në seancën e sotme nuk u siguruan votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, shkruan Insajderi.

    Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të marrë mbështetjen e nevojshme nga deputetët.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka bërë me dije se në seancë të pranishëm ishin; 109 deputetë, prej tyre vetëm 54 votuan për.

    “54 për, 1 kundër, abstenim nuk ka – ndërpritet seanca shihemi me 29 maj në ora 11:00”, tha Dehari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark