55-vjeçari në Zubin Potok gjendet i varur në ballkonin e shtëpisë, Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    55-vjeçari në Zubin Potok gjendet i varur në ballkonin e shtëpisë, Policia jep detaje

    Insajderi
    28 May 2025 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person dyshohet se ka kryer sot vetëvrasje në Zubin Potok. Siç edhe ka raportuar pak më parë Gazeta Insajderi, viktima ishte gjetur i varur me litarë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia. Zëdhënësi i policisë në veri Veton Elshani, tha se njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën B.R 55 vjeçar i cili është gjetur i varur me litar ne ballkonin e shtepisë së tij.

    “Vdekje e dyshimtë Mitrovicë Veri , 28 Maj 2025 Me datën 28.05.2025 rreth orës 13:25 stafi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok, kanë njoftuar stacionin policor në lidhje me një informatë për një person që dyshohet se është pa shenja jete në fshatin Varage te Poshtme të Zubin Potokut. Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën B.R 55 vjeq i cili është gjetur i varur me litar ne ballkonin e shtepis së tij”.

    Ai tha se rasti është inicuar vdekje e dyshimtë.

    “Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark