"Eskalon” Al Nassr, oferta e shekullit për Cristiano Ronaldon për të qëndruar - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Eskalon” Al Nassr, oferta e shekullit për Cristiano Ronaldon për të qëndruar

    Insajderi
    29 May 2025 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koha e Cristiano Ronaldos te Al Nassr duket se ka mbaruar.

    Nëse postimi i tij i fundit nuk ishte një lamtumirë, të paktën dukej si një i tillë.

    “Ky kapitull mbaroi. Historia? Ende po shkruhet. Mirënjohës të gjithëve”, shkroi Ronaldo në llogarinë e tij në X, pasi shënoi një gol të ri, të 937-tin e karrierës së tij, në humbjen 3-2 kundër Al Fateh.

    Një gol që i lejoi atij të siguronte titullin për këpucën e artë në Superligën e Arabisë Saudite për të dytin sezon radhazi.

    Cristiano (25 gola) mundi anglezin Ivan Toney (23) dhe ish-lojtarin e Real Madridit, Karim Benzema me (21).

    Me Al Nassr ende nuk ka rinovuar, por nisur edhe nga kërkesat e shumta që ka për portugezin edhe pse në moshë të avancuar, sidomos ng rivalët saudit të Al Nassër është bërë një tjetër ofertë stratosferike, përcjell tch.

    Oferta e çmendur e Al-Nassr për Cristiano Ronaldon është konsideruar “Kontrata e shekullit”!

    Sipas mediave vendase atje, shkruhet se i është ofruar një marrëveshje e re për të qëndruar në Al-Nassr me një pagë prej, 15.2 milionë euro në muaj apo 3.8 milionë euro në javë ose thënë ndryshe  550,000 € çdo ditë dhe sikur të mos mjafonte kjo edhe… 5% pronësi e klubit!

    Asnjë lojtar në botë nuk fiton më shumë. Kjo nuk është thjesht një kontratë është një lëvizje historike.

    Nëse ai nënshkruan, Ronaldo nuk do të jetë vetëm fytyra e Al-Nassr ai do të jetë edhe pronar i pjesshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark