Krasniqi: Është e turpshme që Kurti i krahason punëtorët e Kosovës, me grupet dhe bandat kriminale në veriun e vendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Është e turpshme që Kurti i krahason punëtorët e Kosovës, me grupet dhe bandat kriminale në veriun e vendit

    Insajderi
    29 May 2025 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, pasi që ky i fundit krahasoi bllokadat e bëra sot në Prishtinë nga bizneset me bllokadat e bëra në veri nga serbët.

    Krasniqi ka thënë se krahasimi i Kurtit është i papranueshëm dhe i turpshëm.

    ‘‘Është e turpshme që kryeministri në detyrë i krahason punëtorë e Kosovës, bizneset e Kosovës, me grupet dhe bandat kriminale në veriun e vendit, të cilat në të kaluarën në shumë raste kanë bërë barrikada dhe i kanë bllokuar rrugët atje. Kjo është e turpshme, është e papranueshme, dhe nuk do të duhej të ndodhte asnjëherë’’, ka deklaruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark