Paralajmërim/ Më shumë se 50 shtesa të Chrome ju spiunojnë fshehurazi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Paralajmërim/ Më shumë se 50 shtesa të Chrome ju spiunojnë fshehurazi

    Insajderi
    29 May 2025 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Studiuesit e sigurisë nga Domain Tools po paralajmërojnë se ka qindra shtesa të Chrome që vjedhin të dhëna dhe ekzekutojnë fshehurazi programe keqdashëse.

    Shumë nga shtesat keqdashëse përfitojnë nga popullariteti i markave të njohura si Fortinet, YouTube, Deepseek AI dhe Calendly, duke rritur rrezikun që përdoruesit t’i instalojnë ato dhe të futen në telashe.

    Google thuhet se ka hequr shumicën e shtesave nga Chrome Web Store, transmeton Telegrafi.

    Një situatë e ngjashme ndodhi muajin e kaluar kur studiuesi i sigurisë kibernetike nga Secure Annex gjeti një numër shtesash keqdashëse të Chrome, që po përhapeshin përmes reklamave dhe faqeve mashtruese.

    Ja lista e plotë këtu, dhe ky është vetëm një shembull tjetër pse duhet të kontrolloni me kujdes shtesat e shfletuesit tuaj.

    Për të qenë të sigurt, gjithmonë kontrolloni të gjitha vlerësimet e disponueshme para se të shkarkoni ndonjë shtesë për shfletuesin tuaj, dhe gjithmonë kontrolloni dy herë që po shkarkoni versionin zyrtar.

    Shikoni 8 zgjerimet keqdashëse më të shkarkuara më poshtë:

    Cuponomia – Coupon and Cashback (700,000 shkarkime)

    Fire Shield Extension Protection (300,000 shkarkime)

    Total Safety for Chrome™ (300,000 shkarkime)

    Protecto for Chrome™ (200,000 shkarkime)

    Browser WatchDog for Chrome (200,000 shkarkime)

    Securify for Chrome™ (200,000 shkarkime)

    Browser Checkup for Chrome by Doctor (200,000 shkarkime)

    Choose Your Chrome Tools (200,000 shkarkime).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark