
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë një varg veprimesh penale, ku ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë aktakuza.
Përgjatë kësaj periudhe, Prokuroria ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, nën dyshimin e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
Sipas njoftimit zyrtar, një aktakuzë është ngritur kundër një personi për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “ Dënimi për raste të rënda të veprave penale nga ky kapitull ”, ndërsa një tjetër përfshin dy persona të akuzuar për vjedhje të pyllit.
Po ashtu, është ngritur aktakuzë ndaj një personi për shkak të një lëndimi të rëndë trupor, dhe një tjetër për veprat penale “rrezik i trafikut publik”.
Pjesë e veprimeve të Prokurorisë janë edhe disa aktakuza të tjera, si; Posedimi imnpaautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe dhuna në familje.