
Policia e Kosovës gjatë një operacioni policor në tri rajone të ndryshme arreston njëmbëdhjetë persona të dyshuar për disa vepra penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj në luftimin e korrupsionit dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare, gjatë hetimeve te vazhdueshme kanë ndaluar dhjetë (10) persona per kryerjen e veprave të ndryshme penale si ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ ‘’Marrja e ryshfetit’’ ‘’Dhënia e ryshfetit’’ dhe ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, shkruan Insajderi.
Bastisje njofton Prokuroria se janë kryer në disa lokacione të ndryshme si dhe gjatë aksionit të zhvilluar janë sekuestruar disa prova matriale: armë (kallashnikovë), armë gjuetie, municione, para, telefona celular, shtëpiza të kompjuterëve.
Nga gjithsej 11 persona të ndaluar, 9 janë të lidhur drejtpërdrejt me qendrat për patentë-shoferë dhe autoshkolla në Gjilan dhe Gjakovë. Të gjithë janë duke u intervistuar nën dyshimin për keqpërdorime në procesin e pajisjes me leje të vozitjes.
Të ndaluarit sipas Sinjalit janë: Kamer Shabani, drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjakovë, Kader Saber Arifaj, pronar i një autoshkolle në Gjakovë, Sadri Sutaj, ekzaminer, Avni Avdyli, drejtor i Qendrës për Patentë Shofer në Gjilan, Trim Avdyli, ekzaminer dhe njëherësh djali i drejtorit, Emsh Ahmeti, ekzaminer, Drilon Ahmeti, punëtor i autoshkollës dhe dy të tjerë me pozita të përfshira në procedurat e testimit.