Chelsea "blen" sulmuesin e ri për 30 milionë £ - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Chelsea “blen” sulmuesin e ri për 30 milionë £

    Insajderi
    30 May 2025 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Chelsea ka rënë dakord për transferimin e sulmuesit Liam Delap nga Ipswich Town për një shumë prej 30 milionë funtesh.

    Klubi londinez do të aktivizojë klauzolën e lirimit të futbollistit, ndërsa testet mjekësore pritet të autorizohen së shpejti nga Ipswich.

    Në këtë transferim, roli i trajnerit Enzo Maresca dhe mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve kanë qenë faktorë kyç për marrëveshjen afatgjatë me Delap.

    Manchester City nuk do të aktivizojë klauzolën e rikthimit të sulmuesit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark