Këshilltari i ministrit Vitia bën propagandë me një foto nga Gjermania në vitin 2020 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i ministrit Vitia bën propagandë me një foto nga Gjermania në vitin 2020

    Insajderi
    30 May 2025 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egzon Azemi, këshilltari i ministrit Arben Vitia, ka postuar një foto propagandë, duke u krenuar me fuqinë ushtarake e tokat e ‘Kosovës. “Çdo pëllëmb e kësaj toke më e zhvilluar e më e sigurtë së kurrë”, shkroi ai me bindje në vargjet që dedikoi.

    Por, që Azemi si duket nuk ishte i vetëdijshëm se konstatimi i tij është i rrejshëm, pasi fotoja në fjalë nuk është realizuar në Kosovë.

    “Mbi tokat e punuara nga duart e arta të bujqëve të Kosovës, po trajnohen të rinjtë e të rejat ushtarak, që ti dalin zot Republikës. Çdo pëllëmb e kësaj toke më e zhvilluar e më e sigurtë së kurrë! “, ka shkruar Azemi. 

    Bëhet fjalë për një fotografi e cila është e realizuar në Gjermani në vitin 2020, ku një numër i madh helikopterësh shihen duke fluturuar mbi disa ara të punuara. 

    Postimi i Azemit në “Facebook” ende nuk është fshirë dhe ka marrë reagime të shumta.

    Në një koment Nol Nushi i PSD-së, shkroi me ironi”: HAHAHAH, çfarë hajvana.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark