Policia jep detaje për arrestimin Nexhat Behlulit, kërkoi eliminimin e gazetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për arrestimin Nexhat Behlulit, kërkoi eliminimin e gazetarëve

    Insajderi
    31 May 2025 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, është arrestuar  si i dyshuar për veprën penale “kanosje” ndaj disa gazetarëve kosovarë.

    Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh, shkruan Insajderi.

    Aty bëhet e ditur se Behluli është dërguar në mbajtje.

    “Më datë 30.05.2025 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull, nën dyshimin se kishte postuar një shkrim në facebook duke kanosur disa gazetarëve. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark