Insajderi
Lajme

Raportohet se është arrestuar Nexhat Behluli, gazetari që kërkoi “eliminimin” e kolegëve

Insajderi
30 May 2025 - 20:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportohet se është arrestuar Nexhat Behluli, gazetari që kërkoi “eliminimin” e kolegëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, ishte ftuar nga drejtësia në Kosovë si i dyshuar për veprën penale “kanosje” ndaj disa gazetarëve kosovarë.

Behluli ishte intervistuar dje nga drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në Prishtinë, në cilësinë e të dyshuarit.

Me vendim të Prokurorit Behluli është ndaluar për 48 orë, raporton Paparaci përmes burimeve në organet e drejtësisë.

Gazetari nga Presheva i kishte cilësuar gazetarët “kancer i shtetit të Kosovës”.

“Nëse vetëm pak ja keni haberë profesionit të gazetaris e keni kuptu si funksionojnë këta profiterat medial, njëri prej tyne e publikon një Lajm tendencioz, të gjithë pas e publikojnë të njejtin Lajm vetëm ja ndryshojnë titullin. Nëse njërit prej ktyne ju zbulohet naj aferë, të gjithë këta tjerët pastaj i dalin në mbrojtje ! Këta janë kancer i shtetit të Kosovës dhe çka është më e keqja shumë jan forcu, nuk nalen, e vetmja mundësi me ja nal hovin e zullumit është sikur Bullgaria dhe Rumania qysh i ka eliminu kriminelët në prag të antarsimit në BE”, kishte shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark