Gjuajti qenin e fqinjit me pushkë gjuetie, lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajti qenin e fqinjit me pushkë gjuetie, lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari

    Insajderi
    31 May 2025 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë.

    I arrestuari dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të një qeni, i cili ishte futur në oborrin e tij. Qeni është pronë e ankuesit, i cili është fqinj me të dyshuarin.

    Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, pesë fishekë dhe një gëzhojë, të cilat dyshohen se janë përdorur gjatë incidentit.

    I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark