"Po t’i lëshon zagaret në Prishtinë", Nexhmedin Spahiu i del në përkrahje Nexhat Behlulit që u arrestua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po t’i lëshon zagaret në Prishtinë”, Nexhmedin Spahiu i del në përkrahje Nexhat Behlulit që u arrestua

    Insajderi
    31 May 2025 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, është arrestuar  si i dyshuar për veprën penale “kanosje” ndaj disa gazetarëve kosovarë.

    Por, në përkrahje Behlulit i ka dal analisti kosovar, Nexhmedin Spahiu

    Spahiu ka shkruar një koment në postimin e Behlulit duke i dhënë përkrahje “100%”,.

    “Ty Serbia nuk po të përndjek në Beograd e Bujanovc në ndërkohë që po t’i lëshon zagaret e saj në Prishtinë”

    Policia e Kosovës sot e ka konfirmuar e ka arrestuar gazetarin nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, i cili përmes një shkrimi në Facebook kërkonte eliminimin e gazetarëve.

    Ai është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë  05.05.2025 – 13:00. Më datë 30.05.2025 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull, nën dyshimin se kishte postuar një shkrim në facebook duke kanosur disa gazetarëve. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, njoftoi sot policia në raportin 24-orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark