Morën rrogë 1500 euro, deputetit të PDK-së i vjen mërzi kur u pyet për fitimet e majme që ai me kolegë morën duke (mos) punuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Morën rrogë 1500 euro, deputetit të PDK-së i vjen mërzi kur u pyet për fitimet e majme që ai me kolegë morën duke (mos) punuar

    Insajderi
    31 May 2025 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e zgjedhur të Kuvendit kanë marrë pagat mujore prej 1500 eurosh, pavarësisht se seancat nuk zgjasin më shumë se pesë minuta për shkak të ngërçit politik që zgjat tashmë mbi një muaj.

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, konfirmoi se paga bazë është arkëtuar: Na kanë dalë rreth 1500 euro, pa komisione apo shtesa. Kjo është paga bazë, e jo mëditje apo diçka tjetër.

    Si ndihen që u paguan mbi 700 euro për 40 minuta punë? Deputetët e Kuvendit flasin

    Ndërsa deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, reagoi ndaj pyetjes së gazetarëve për pagat, duke thënë: Nuk është puna e juaj të diskutoni për pagat e deputetëve.

    Nga ana tjetër, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e konsideroi këtë çështje si procedurale dhe ligjore: Deputetët kanë detyrim kushtetues të marrin pjesë në seanca. Paga nuk është në dorën time.

    Ndërsa deputeti i VV-së, Nezir Kraki, tha se nuk e ka kontrolluar nëse i ka dalë paga, madje shtoi se nuk i di as detajet: Nuk kam parë, as e di sa është. Kam lexuar që është 1700 euro paga bazë, por nuk e kam parë vetë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark