Parisi e shënon edhe golin e pestë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Parisi e shënon edhe golin e pestë

    Insajderi
    31 May 2025 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në “Allianz Arena” po luhet finalja e madhe e Champions League, ku Interi këtë trofe e ka fituar tri herë, ndërsa PSG-ja do që t’ia bëjë ‘sefte’.

    85’ Kanë mbetur edhe pesë minuta lojë e rregullt në “Allianz Arena”, ku krejt çfarë mungon është vërshëllima e fundit e gjyqtarit që Parisi të shpallet kampion, pasi po udhëheq 4-0 nda Interit.

    74’ Paris Saint-Germain e ka shënuar edhe golin e katërt në finalen e Champions League ndaj Interit. Kvaratskhelia shënoi për golin e katërt, ku ekipi i tij është vetëm 15 minuta larg që për herë të parë ta fitojë trofeun e Championsit.

    70’ Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, e ka bërë zëvendësimin e fundit në finalen e Championsit, ku u largua Calhanoglu e në vend të tij u inkuadrua lojtari kuqezi, Kristijan Asllani.

    64′ Parisi e ka trefishuar epërsinë ndaj Interit në finalen e Champions League. Doue e shënoi golin e tij të dytë personal në këtë ballafaqim, duke i dhënë goditje fatale Interit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark