Jehona Lushaku – Sadriu: Nga bleje tënden në godite tënden, Kurti po godet ekonominë vendore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jehona Lushaku – Sadriu: Nga bleje tënden në godite tënden, Kurti po godet ekonominë vendore

    Insajderi
    01 June 2025 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për prodhuesit vendorë, duke e konsideruar atë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë së Kosovës.

    Ajo deklaroi se, që nga sot, me bekimin e Kryeministrit Albin Kurti, hyn në fuqi shtrenjtimi i energjisë elektrike për sektorin prodhues.

    Sipas saj, kjo është dëshmi se Qeveria në ikje ka kthyer moton e dikurshme të Kurtit “Bleje tënden” në “Godite tënden”.

    “Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë vendore, që prek çdo produkt që blejmë, çdo tryezë familjare, çdo xhep të qytetarëve”, shkroi ndër të tjera Lushaku – Sadriu.

    Ajo paralajmëroi pasoja serioze për shtetin pas këtij vendimi, duke përmendur një varg “goditjesh” që do të ndihen si rezultat i rritjes së çmimeve për çdo gjë që prodhohet në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark