Vrasje në Spanjë: Dy skocezë qëllohen në bar derisa po transmetohej në televizor finalja e Ligës së Kampioneve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vrasje në Spanjë: Dy skocezë qëllohen në bar derisa po transmetohej në televizor finalja e Ligës së Kampioneve

    Insajderi
    01 June 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy skocezë janë vrarë në të shtënat që ndodhën në një bar në jug të Spanjës kanë njoftuar autoritetet spanjolle.

    Sulmuesi ka shkrepur disa plumba në drejtim të barit Monaghans në Fuengirola të Andaluzisë, transmeton Telegrafi.

    Javier Salas nga qeveria qendrore e provincën së Malagas, ka konfirmuar për BBC se dy burrat besohet të jenë shtetas të Skocisë.

    Mediat spanjolle raportojnë se policia nga ka filluar hetimet për të përcaktuar shkakun që çoi deri te shtënat.

    Ata konfirmuan se dy burrat kanë mbetur të vdekur në vendin e ngjarjes, derisa sulmuesi është larguar me shpejtësi me veturë.

    Monaghan gjendet pranë vijës bregdetare dhe është atraksion për bare që frekuentohen nga turistë të shumtë.

    Bari në ato momente po transmetonte ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kur ndodhi sulmi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark