Tragjedi në rrugën Vlorë–Fier: 19-vjeçari humb jetën, një tjetër lufton për jetën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedi në rrugën Vlorë–Fier: 19-vjeçari humb jetën, një tjetër lufton për jetën

    Insajderi
    01 June 2025 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Vlorë–Fier, ku një i ri ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.

    Sipas raportimeve nga Top Channel, një skuter me dy persona në të ka dalë nga rruga për arsye ende të paqarta. Pas daljes nga rruga, mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe pasoja fatale për pasagjerët.

    Viktima është identifikuar si Luan Llanaj, 19 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje nga plagët e marra. Ndërkohë, personi tjetër që ndodhej në skuter është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdes intensiv të mjekëve.

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar saktësisht shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark