
Antonio Rudiger ka kaluar periudha me lëndime kohët e fundit, çka ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij te Real Madridi. Megjithatë, mbrojtësi gjerman ka vendosur të qëndrojë dhe të synojë suksese të reja në Evropë përpara përfundimit të karrierës së tij.
Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, Rudiger ka refuzuar një ofertë jashtëzakonisht të majme nga klubi saudit Al-Hilal këtë javë. Oferta parashikonte një pagë prej mbi 30 milionë euro në sezon – tre e gjysmë herë më shumë se paga e tij aktuale prej 9 milionë euro në Madrid – për një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit shtesë.
Al-Hilal, një nga klubet më të fuqishme në Ligën Profesionale Saudite, ka bërë përpjekje të mëdha për të afruar emra të njohur nga futbolli evropian, por për Rudigerin kjo nuk ka qenë arsye e mjaftueshme për t’u larguar.
Gazetari Tavolieri theksoi se refuzimi i kësaj oferte tregon përkushtimin e mbrojtësit ndaj fanellës së Real Madridit. “Ai ka vendosur të qëndrojë për të luftuar dhe për të kontribuar në sukseset e klubit,” tha Tavolieri.
Në Real Madrid, repartit mbrojtës pritet të ketë ndryshime sezonin e ardhshëm, me Dean Huijsen që është bashkuar me skuadrën dhe rikthimin e pritur në formë të plotë të Eder Militaos pas dëmtimit. Megjithë konkurrencën në këtë repart, Rudiger pritet të mbajë një rol kyç, sidomos në ndeshjet e mëdha evropiane.
Qëndrimi i tij në klub jo vetëm forcon mbrojtjen, por edhe dëshmon besnikërinë dhe dëshirën për t’u bërë pjesë e sukseseve të reja me Los Blancos.