Khabib befason me veprimin në finalen e Ligës së kampionëve, refuzoi t’i shtrëngonte dorën prezantueses së njohur - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Khabib befason me veprimin në finalen e Ligës së kampionëve, refuzoi t’i shtrëngonte dorën prezantueses së njohur

    Insajderi
    01 June 2025 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Legjenda e UFC-së, Khabib Nurmagomedov, u gjend në një situatë të sikletshme në studion e CBS gjatë transmetimit të finales së Ligës së Kampionëve, kur refuzoi t’i shtrëngonte dorën prezantueses Kate Scott.

    Gjatë paraqitjes së tij si i ftuar në emision përkrah Jamie Carragher, Micah Richards dhe Thierry Henry, Khabib u i pëshëndeti të gjithëve përveç prezantueses.

    Më pas, Kate e falënderoi që erdhi dhe kërkoi falje: “Kërkoj ndjesë, shumë faleminderit. Khabib, luftëtar i UFC-së, jemi të kënaqur që erdhe”.

    Khabib është mysliman dhe vjen nga Dagestani, ndërsa më vonë e shpjegoi se feja ishte arsyeja pse ai nuk e pranonte shtrëngimin e duarve.

    Në Islam, burrave u ndalohet të kenë kontakt fizik me gra që nuk janë të afërm të tyre.

    Nurmagomedov zbuloi në intervistë se ai mbështet PSG-në, por edhe Real Madridin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark