Xheneta Fetahu rrëfen për herë të parë marrëdhënien me ish-vjehrrën: Ishte xheloze ... - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Xheneta Fetahu rrëfen për herë të parë marrëdhënien me ish-vjehrrën: Ishte xheloze …

    Insajderi
    03 June 2025 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja e njohur Xheneta Fetahu, ka ndarë një rrëfim të sinqertë për një pjesë të ndjeshme të jetës së saj private marrëdhënien me ish-vjehrrën, gjatë kohës që ishte e fejuar.

    Në studio, Xheneta tregoi se ka qenë në një fejesë pesëvjeçare, ku për një periudhë të marrëdhënies ka bashkëjetuar me partnerin dhe familjen e tij. Pikërisht në këtë kohë, kanë nisur edhe përplasjet me nënën e ish-partnerit.

    “Vjehrra ime e kishte shumë të vështirë të pranonte që dashuria për një grua nuk e zëvendëson dashurinë për nënën. Ishte xheloze për gjënë më të vogël”.

    Fetahu pranoi se për ish-të fejuarin situata ishte e ndërlikuar, pasi ndodhej mes dy palëve dhe shpesh nuk dinte si të vepronte. Megjithatë, ajo theksoi se jo të gjitha raportet në atë familje kanë qenë të tensionuara.

    Me ish-vjehrrin kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai është një njeri me vlera. Edhe sot, nëse takohemi rastësisht, përshëndetemi me respekt dhe mirëkuptim, – u shpreh Xheneta.

    Modelja gjithashtu zbuloi se familja e ish-partnerit kishte origjinë turke, çka sipas saj ndikoi në disa paragjykime kulturore dhe vështirësi në ndërtimin e një klime mirëkuptimi në familje.

    Rrëfimi i saj u prit me interes të madh nga të ftuarit në studio dhe audienca, duke hapur diskutime mbi rolin e marrëdhënieve familjare në një lidhje dashurie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark