‘Një burrë më pagoi të shkoja me gruan e tij’, shokon konkurrenti i ‘Përputhen’ - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Një burrë më pagoi të shkoja me gruan e tij’, shokon konkurrenti i ‘Përputhen’

    Insajderi
    03 June 2025 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Aldo Fetahu, ka befasuar me deklaratat e tij të papritura dhe jashtë çdo norme!

    Në një rrëfim pa filtra, ai zbuloi se në një moment të jetës ka ushtruar rolin e zhigolosë, madje ka pasur edhe partnere një eskortë. Por pjesa më tronditëse mbetet rrëfimi për një përvojë intime të paguar nga një çift:

    “Një burrë më pagoi që të kryeja marrëdhënie me gruan e tij, ndërsa ai na shikonte. Erdhi vetë dhe më tha: ‘Kam qejf të të shikoj me gruan time.’ Pa lek nuk bëhet asgjë…”, tha Aldo pa e kursyer detajin.

    Kur u pyet nëse ka ushtruar këtë ‘profesion’ edhe në Shqipëri, ai u përgjigj:

    “Kam tentuar, por kur pashë që nuk ishte shumë e mirë gjendja financiare, e lashë. Ishte humbje kohe dhe energjie.”

    Deklaratat e Aldos kanë ndezur rrjetin dhe pritet të sjellin shumë reagime nga publiku dhe figura të njohura të ekranit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark