Policia jep detaje për vdekjen e një personi në Lagjen e Muhaxherëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për vdekjen e një personi në Lagjen e Muhaxherëve

    Insajderi
    04 June 2025 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjendur pa shenja jetë në Prishtinë përkatësisht në Lagjen e Muhaxherëve, shkruan Insajderi.

    Ai dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë e lartë sot.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe policia, ku thuhet se kanë nisur hetimet.

    “Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë . Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha policia.

    Siç mëson Insajderi viktima është i moshuar rreth moshës 84 vjeçare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark