Policia jep detaje për vdekjen e 68 vjeçarit në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për vdekjen e 68 vjeçarit në Fushë Kosovë

    Insajderi
    04 June 2025 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur pa shenja jete sonte në një banesë në Fushë Kosovë.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti tha se rreth orës 20:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi emergjent i mjekëve, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull.

    “Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatë për një person (mashkull) pa shenja jete,në një banesë në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin” ka thënë Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark